Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Fituesit të formojnë shpejtë qeverinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje që fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re.

“Unë dëshiroj gjithashtu të përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe paqësore. Ata folën edhe një herë. Nxis partitë fituese që të formojnë qeverinë shpejtë dhe në mënyrë efikase”, ka thënë Kosnett.

Visit Instagram Profile ➤

Diplomati amerikan ka thënë se nuk ka hapësirë për vonesa duke qenë se qeveria e re ka përpara shumë sfida.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri efektive që përmbush mandatin e saj në plotni”, ka shtuar Kosnett.  tpz.al

Author: admin