Vjosa Osmani thyen rekordin historik të votave dhe sfidon të gjithë liderët politikë në Kosovë

Kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, pritet të thyejë rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhje [pas shpalljes së Pavarësisë] duke kaluar shifrën e 200,000 votave, pa u numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas Kanal10, në këto zgjedhje Vjosa Osmani ka marrë 206,570 vota.

Visit Instagram Profile ➤

Më këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota.

Kujtojmë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka garuar në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Author: admin