Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, vështirësi për kalimin e mjeteve

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe që vazhdojnë të bien kanë përmbytur disa lagje të qytetit të Vlorës.

Mësohet se ka prezencë të madhe uji në zonën e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por dhe të banorëve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Nën ujë mbeten dhe zonat si: lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës.

Niveli i ujit në disa nga zonat e mësipërme ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në aksin Vlorë- Orikum është rrëzuar një pemë, për pasojë rruga është bllokuar.

Ujësjellës Kanalizimet janë në gatishmëri, mirëpo kjo situatë është e përhershme në Vlorë sa herë ka reshje të dendura shiu. tpz.al

Author: admin