Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës, IGJEUM: Zonat që rrezikojnë përmbytjen

ipas llogaritjeve të IGJEUM, nga sot deri më datë 12 si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve në disa zona në Shkodër.

Teksa në qarkun Shkodër priten reshje intensive, në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

NJOFTIMI I PLOTË

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

———————————————— ————–

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, nga sot deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 09) dhe nesër (e mërkurë, dt. 10) Në qarkun Shkodër priten reshje intensive ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare. Në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten sot pasdite.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 3 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 09) dhe nesër (e mërkurë, dt. 10) era pritet të fryjë e fortë deri shumë e fortë në të gjithë vendin.

Për më shumë:https://www.geo.edu.al/…/1612867005-RREZIQET_NATYRORE

Author: admin