Rritja e rasteve me Covid, Greqia mbyll disa qytete gjatë fundjavës.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Greqia ka vendosur ndalim trafiku duke nisur nga ora 18.00 në Athinë, Selanik dhe Halkidiki gjatë fundjavave.

Të hapura edhe pas këtij orari, sipas asaj që raportojnë mediat vendase, do të jenë vetëm supermarkete, pikat e karburantit, furrat e bukës, farmacitë dhe dyqane ushqimore.

Ora policore në të gjithë vendin nis pas 21:00 të natës.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, njoftoi në detaje se cilat zona përfshihen në nivelin B (e kuqe) nga e shtuna në mëngjes, si dhe masat që do të zbatohen në raste të veçanta, ku ngarkesa virale është veçanërisht e lartë dhe situata është më e rrezikshme.

Në listën e masave shtesë janë tre nga qytetet më të mëdha të vendit, Athina dhe Selaniku, si dhe Patra. Ndryshimet në Atikë dhe Selanik kanë të bëjnë kryesisht me funksionimin e dyqaneve. Gjatë ditëve të javës, ndalimi i qarkullimit do të zbatohet nga ora 21:00. tpz.al

Author: admin