Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.
Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë të ditur se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer me armë zyrtare.
Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te vetëvrasja e burrit. Zyra për Informim e Policisë në Gjilan ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.