Prishet skaneri tek “Shefqet Ndroqi”, mbingarkohet Infektivi..

Ka dalë jashtë funksionit skaneri tek spitali i “Shefqet Ndroqit”.

Bëhet me dije se skaneri është i prishur prej tre ditësh dhe që të sëmurët e Covid 2 shkojnë bëjnë skanerin tek Infektivi dhe më pas kthehen tek spitali për të marrë mjekimin e duhur.

Skanrri tek Infektiv ka një mbingarkesë pasi të tre spitalet Covid, pacientët për skaner i çojnë atje.

Covid-1 ka vetëm një skaner, pasi tjetri që është blerë pak më parë nuk është ende funksional, raporton gazetari Erjon Skëndaj.

Kujtojmë që ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një numër në rritje të të infektuarve, çfarë e rëndon akoma më shumë punën e skanerit.

Author: admin