Pipero rezulton pozitiv me COVID-19 /Pipero rezulton pozitiv me COVID-19

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani qĂ« s’pyet pĂ«r flokĂ« tĂ« thatĂ« – vetĂ«m butĂ«sï...
Shop Now â€ș

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme.

Mjeku rezultoi pozitiv me COVID-19, vetëm 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. Ai ka qenë ndër mjekët e parë që është vaksinuar kundër koronavirusit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetĂ«m dashuri pĂ«r flokĂ«t tuaj! 💚...
Shop Now â€ș

Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi. Sipas informacioneve për mediat, mjeku vetë është shprehur se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

Infektimi i mjekut Pëllumb Pipero është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer.

Kujtojmë se deri në këto momente janë vaksinuar rreth 500 mjekë dhe infermierë, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.

Author: admin