Organi blu në qytetin bregdetar, bëri me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.24 mg/l.D. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Rromanat, duke drejtuar kamionin tip “Daf”, në gjëndje të dehur në masën 0.83 mg/l.B. V., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”