Gjendet pa jetë në rrugë 66 vjeçari

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se është gjetur pa shenja jete një 66 vjeçar, banor në lagjen 17 në qytetin bgredetar, ndërkohë sipas policisë burri mësohet se ka ndëruar jetë nga shkaqe natyrore.

Informacioni i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Author: admin