Tirana, kampione e Shqipërisë për herë të 25-të

Tirana ështe rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh.

Visit Instagram Profile ➤

Zyrtarizimi ka ardhur si “dhuratë” nga Shkodra, dy javë para fundit të kampionatit, atje ku Vllaznia vendase ka fituar 1-0 me Kukësin që ndiqte kryeqytetasit.

Ky është titulli i 25-të për bardheblutë, të cilët këtë herë kishin në krye të stolit Emanuel Egbo.

Për 100 vjetorin e themelimit, bardheblutë kanë mundësi të fitojnë edhe trofeun e dytë, duke qenë se janë në finale të Kupës së Shqipërisë ndaj skuadrës së Teutës.

Në sfidat e tjera të ditës Teuta barazoi 0-0 me Partizanin ndërsa Laci mundi 3-0 Bylisin.

Author: admin