Sipas zodiakut, këta burra e kanë të vështirë të jenë besnikë

Doni të dini se cilat janë shenjat zodiakale të burrave më pak besnikë në dashuri? Jeni në vendin e duhur. Horoskopi përcakton tek çdo shenjë zodiakale një personalitet preciz dhe një karakter të definuar.

Visit Instagram Profile ➤

Sigurisht, po flasim në përgjithësi, por gjithmonë ka edhe përjashtime që konfirmojnë rregullin. Ja pra cilët janë 5 shenjat zodiakale të burrave më pak besnikë:

Në vend të pestë të këtij klasifikimi gjejmë shenjën e Peshqve. Gjithmonë e mendojmë këtë shenjë si një prej më romantikëve të zodiakut. Dhe është e vërtetë, Peshqit janë vërtet romantikë. Por kjo nuk i përjashton nga tradhtia dhe në fakt renditen në vendin e pestë të shenjave më tradhtare të zodiakut.

Në vend të katërt renditet shenja e Shigjetarit. Është një shenjë që e do aventurën dhe për fat të keq, shpesh nuk mendon për pasojat e veprimeve të veta. Pikërisht për këtë, bie shpesh në tundimin e tradhtisë.

Medaalja e bronzit i shkon shenjës zodiakale të Virgjëreshës. Bëhet fjalë për një karakter preciz dhe manipulator, që tradhton por vështirë se pikaset. Duke qenë një henjë shumë e programuar, është e aftë të planifikojë një tradhti edhe në detajet më të vogla.

 

Vendi i dytë i takon shenjës zodiakale të Binjakëve. Është personazh që e ka shumë të vështirë të kontrollojë vetveten, sidomos kur dikush flirton me të. Le të themi që në përgjithësi, shenja e Binjakëve nuk tradhton në kuptimin e vërtetë të fjalës, por mund të flirtojë me persona të tjerë.

 

Dhe ‘medaljen e artë’ e merr shenja zodiakale e Dashit. Kjo shtë një shenjë instinktive, që i do aventurat dhe nuk arrin ta kontrollojë veten. E mira është që s’është shumë i zoti të fshehë tradhtitë!

Author: admin