Ju mund të keni seksin më të mirë në jetë rreth moshës 40-vjeçare. Kur keni më shumë eksperiencë dhe e dini se çfarë ju pëlqen dhe nuk jeni aq të turpshëm për të shprehur dëshirat tuaja. Mirëpo edhe ata që kanë më shumë eksperiencë bëjnë disa gabime para dhe pas seksit që mund të bëjnë të dështojë ajo gjë e bukur që po kaloni.
1. Mos vraponi për në tualet.
Ndoshta keni dëgjuar se duhet të shkoni patjetër në banjë pas dushit për të shmangur ndonjë infeksion urinar. Profesori i obsetrikës dhe gjinekologjisë Jennifer Bump, MD, në Baylor College of Medicine në Houston mendon që kjo nuk është e vërtetë. Kështu që përqëndrohuni tek seksi (sigurisht që nëse ju duhet patjetër të shkoni në banjë mund ta bëni).
2. Mos e mbaroni shishen e verës.
Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Në një studim të University of Missouri–St. Louis, 11% e përdoruesve të alkolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Duke u krahasuar me ata që nuk pijnë, ata që pijnë kanë më shumë vështirësi për të qenë të gatshëm për seks dhe nevojë për më shumë stimulim. Arsyeja është se alkoli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksuale dhe orgazmën.
3. Shmangni (ose rimerrni?) këtë pozicion.
Ngritja lart e pjesës së legenit mund ta bëjë më të lehtë konceptimin. Nëse nuk e keni vendosur të keni një fëmijë evitojeni këtë pozicion.
4. Mos e lejoni të heqë dorë nga dushi para seksit.
Partneri juaj mund të ketë baktere që mund t’i merrni gjatë aktit seksual. Nuk duhet të keni turp për ta bërë këtë.
5. Mos konsumoni darkë të bollshme.
Shumë prej ushqimeve të cilat janë të shëndetshme- perimet, gruri, drithërat- mund t’ju shkaktojnë gazra gjatë aktit seksual, thotë Cheryl Iglesia, një gjinekologe në Washington. Për të shmangur situatat e turpshme largoni ushqimet më përmbajtje fibrash një ose dy orë përpara seksit. Në vend të tyre konsumoni një copë çokollatë. Në këtë mënyrë do jeni dhe në humor të mirë.
6. Mos i vendosni në vend lodrat e seksit nëse nuk i keni larë mirë
Pa një pastrim të mirë mund të merrni infeksione të shkaktuara nga mikroorganizmat. Për të mbrojtur veten tuaj përdorni një spraj ose xhel antibakterial.
7. Mos përdorni lubrifikues me përmbajtje menteje.
Femrat para ose pas menopauzes shpeshherë përjetojnë probleme me vaginën. Stimulantët lubrifikues shpeshherë përfshijnë mente e cila e iriton lëkurën. Prandaj sugjerohet të përdoren ata që kanë përmbajtje uji në mënyrë që të shmangen problemet.
Burimi: Prevention;