Në disa zona në qarkun e Lezhës paraqitet një situatë problematike si pasojë e reshjeve të shiut.
Në raportin e 24 orëve të fundit nga Bashkia e Lezhës thuhet se aktualisht janë të përmbytura 270 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore në Torovicë, Tesh dhe Gjorm.
Ndërkohë lumenjtë dhe rezervuaret nuk paraqesin probleme të theksuara. Rrugët urbane dhe ato rurale janë të kalueshme pa problem.
Njoftimi i Bashkisë Lezhë:
Situata në qarkun Lezhë, datë 02.02.21, ora 09.00′:
-Gjatë natës, kemi pasur reshje me intensitet mesatar në të dobët, të cilat vazhdojn edhe tani;
-sasia e reshjeve të rëna është rreth 30 mm.
-Në shkallë qarku, si pasoj e reshjeve, kemi të përmbytura rreth 270 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore, këto në zona depresive, konkretisht;
-në bashkinë Lezhë, kemi rreth 220 ha, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh;
-në bashkinë Kurbin, kemi rreth 50 ha, në ish këneten Gjorm.
-Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë, për evadimin e ujrave, konkretisht kanë këto kuota, të cilat nuk përbëjnë problematike në përmbytje e tokave bujqësore në tërsi;
-hid.Balldre, kuota -1.4 m;
-hid.Tale, kuota -1.4 m;
-hid. Drojë, kuota -1.0 m;
-hid. Shllinza, kuota -1.3 m;
-Rezervuaret nuk paraqesin problem, janë në monitorim, veprat e marrjes janë të hapura për shkarkimin e ujrave dhe ruajtjen e nivelit në banen;
-Lumenjët Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 1 m mbi atë normale, por pa probleme.
-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, është pa problem.
-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalueshme pa problem.
-Strukturat e MC, janë në ndjekje të situatës.