10 situata që vetëm një Binjak i kupton :)

Binjakët janë njerëz të shpejtë, inteligjentë, përshtaten me çdo gjë dhe mbi të gjitha, janë njerëz shumë kuriozë. Të gjitha këto janë karakteristika që i bëjnë Binjakët një shenjë speciale, që duhet ta kesh në jetën tënde. Megjithatë, ka disa situata që vetëm kjo shenjë i kupton (ose ti që e njeh shumë mirë një Binjak).

Njerëzit që të thonë se je me “dy fytyra” veç se je Binjak – Thjesht sepse je Binjak, ti identifikohesh si një person me dy personalitete, anë karakteri dhe ndonjëherë, edhe me dy fytyra. Le ta pranojmë që edhe e shfaq këtë aspekt tëndin.

Të duhet të shpjegosh gjithë kohës se ajo që the ishte ironike – E diiiimëëë! Ty gjithë kohës të duket sikur po i shpjegon një meme prindërve dhe kjo, domosdo, të lodh. Njerëzit e kanë të paqartë nëse ti po tallesh, e ke seriozisht, apo the gjënë më të keqe në botë.

Kur ti e kap veten duke flirtuar me dikë – Është një aftësi, madje një superfuqi. Ti je nga ata njerëzit që flirton padashje. Domethënë, as nuk e di se ç’po ndodh, thjesht flet me zë përkëdhelës, thua fjalë të ëmbla, bën veprime flirtuese dhe në fund, çuditesh kur të gjithë të kërkojnë si e ke emrin në Instagram.

Ke një ide të përsosur, të patëmetë…por për 5 minuta ke një tjetër ide, edhe më të përsosur.

Të çmend një tip super inteligjent, por që s’të ngjit si pamje – Ti je një shenjë që inteligjencën dhe humorin i vendos mbi gjithçka. Kaq. Nuk kemi ç’themi më shumë.

Të kesh qindra ndjesi 24/7; çdo ditë të vitit është superfuqia jote – Ti thjesht nuk di si është të ndjesh vetëm një emocion për të paktën 2 sekonda. E gjithë dita jote përkon me përjetimin e një morie ndjesish, ndaj qesh, qan, emocionohesh, përmallohesh për diku te 3.7 minuta.

Ti je si avokado: E fortë nga jashtë, pelte nga brenda – Ti do të dukesh gjithnjë si njeriu më i fortë që ka parë toka, për të fshehur që je një person me një zemër të butë që i flet çdo katërputroshi në rrugë, ndjen dhimbje për gjithçka e këdo. Lëre tani, mos u prek nga komplimenti

Ti thjesht nuk di të sheqerosësh asgjë – Njerëzit terrorizohen nga sinqeriteti dhe qasja jote direkte e të thënit të gjërave. Ti mund të jesh njeriu më i ëmbël dhe i butë, ama ke një gjuhë më të fortë se një shpatë.

Je ‘viktimë’ e marketingut – Edhe nëse punon në marketing, ti sërish bie pre e marketingut. Një produkt i ri që bëhet viral në TikTok; një kombinim i bukur në dyqan? Po e pe, e more direkt, pavarësisht çmimit.

Ti nuk i toleron gabimet – Një gabim drejtshkrimor? E ndaluar! Një gabim në lidhje? Çfarë dreqiiin?! Ti thjesht nuk i toleron gabimet dhe t’i kujton 100 herë, ama, kur bën ti gabime, ndryshon puna, hehe.

Author: horoscope