Zonja Meri: Kjo shenjë e horoskopit do bashkëpunojë me alienët për vitin 2021

Astrologia e njohur Meri Shehu ka treguar në lidhje me parashikimin e shenjave të horoskopit për vitin 2021. Shehu ka treguar gjërat më të rëndësishme për këtë vit duke analizuar çdo shenjë në detaje.

Luani

Do jetë në një katërkëndësh me Jupiterin dhe në kundërshtim me të, do kenë një vit të vështirë në bashkëpunime, në martesë, të vështirë në kërkesat që do vihen përballë tyre, në tradhtitë që do marrin dhe do japin. Do jetë një vit që do ndeshin pengesa, do bëjnë hapa mbrapa. Duhet të bëjnë kujdes sepse është një tendencë që do i kushtëzojë disi në kërkesat e tyre. Dy muajt maj-korrik mund të jenë muaj që do i japin pak më shumë çlirim shpirtëror ose pak më shumë para për të ardhur më shumë në qejf, por do jenë dhe dy muaj që mund të investojnë qoftë shpirtërisht qoftë ekonomikisht. Më pas do vazhdojë sërish me debate dhe përplasje në 2021.

Demi

2021 është një vit që unë mendoj që nëse ata nuk përkushtohen shpirtërisht dhe nuk i mbrojnë punët e mira që kanë bërë në 2020 dhe në disa vite më përpara, mund të kemi një degradim të marrëdhënieve të tyre kryesore, një kthim prapa. Me Uranin në Ujor do të ndjehen sikur nuk janë në natyrën e tyre, në ujërat apo kontaktet e tyre. Mbi të gjitha demët kanë një natyrë që nuk ndryshojnë shpejt, nuk përshtaten shpejt. Vetëm muajt maj-korrik mund të jenë një lloj miqësie, solidariteti dhe disa gjëra të mira.

Gaforrja

Do kenë 2021-in më të çliruar sesa 2020, por kjo do varet nga sa kanë gabuar në 2020. Çfarë pengesash apo problematikash nuk kanë kapërcyer dot, apo çfarë gabime kanë bërë në çështjet ekonomike dhe në llogaritë që kanë me të tjerët. 2021 është një vit që sqaron llogaritë e tyre qoftë ekonomike, qoftë personale, qoftë erotike. Ata që kanë gabuar shumë ose nuk i kanë kushtuar vëmendje të rëndësishme këtyre detajeve. 2021 do ta kalojnë me shumë vështirësi. Por ata që dinë ku kanë gabuar dhe si mund ta kapërcejnë ose si t’i lajnë llogaritë e tyre, unë do thosha që 2021 do jetë një mënyrë për të rregulluar hesapet e tyre apo për t’i çliruar të gjitha këto pengesa që mund të kenë pasur. Të mos besojnë shumë në planin erotik, 2021 nuk do jetë vit erotik apo shpirtëror për ta sepse do jenë një nga shenjat që do duan t’i mashtrojnë apo gënjejnë në emër të një ndjenje shpirtërore.

Peshqit

Saturni në Ujor për nja 2-3 vite do i bllokojë psikologjikisht. Psikologjia e tyre është e bllokuar, thuajse të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe këtë e kanë me veten më shumë. Do ndihen sikur ata e kanë fajin që të tjerët nuk i shohin, nuk e kuptojnë talentin apo punën dhe sakrificën e tyre. Bëjnë shumë dhe nuk do duken fare, ose të tjerët nuk do i shohin aq qartë, kjo do të jetë motoja dhe bllokimi i tyre për 2021 dhe në vitin 2022 do fillojnë sërish hapjen e tyre. Por kanë një fat të mirë gjatë muajve maj-korrik, ku Jupiteri do futet tranzit në shenjën e tyre dhe do t’i japë një çlirim, një emocion të mirë dhe besim.

Virgjëresha

Në 2021 ankthi me punën mund të shtohet. Do kenë shumë punë, do rendin, do avancojnë dhe do kenë kontakte dhe takime me njerëz të shumtë dhe bashkëpunime të shumta. Por do të kenë takime me njerëz shumë të ashpër për fatin e keq. Do kenë shumë rregulla, shumë kërkesa, shumë dominanca dhe duhet të fusin teknologjinë në punët e tyre. Zakonisht e përkrahin teknologjinë, por janë më shumë shenja të arsyetimit, të llogaritjes, të lapsit, ndoshta këtu kompjuteri, teknologjia, shkenca do i marrë pak atë arsyetimin e tyre.

Bricjapi

Në çështjet ekonomike pritet një fatalitet, një humbje dhe të tjerët nuk do i shohin si një lider, kjo është pika e dobët e Bricjapëve për 2021. Deri tani ishin lider, i mbanin njerëzit me rregulla, por të tjerët nuk do i shohin më si të tillë. Do kenë një shkarje në çështjet ekonomike ku duhet të bëhen llogaritje dhe kursime. Nëse ju “shket” ekonomia atëherë nuk do ndiheni më të fuqishëm.

Akrepi

Akrepat do të kenë çështje të forta familjare, çështje trashëgimish, marrëdhëniesh familjare, çështje ligjore, ndërtesa, çështje teknike përsa i përket dokumentacioneve, kështu që do kenë një vit të mbushur me rregullime përsa i përket pronësisë, bazës së tyre, çështjeve familjare. Në çështjen erotike, ku ata e kanë të fortë, nuk do japin gjë. Kështu që ato marrëdhënie që mund të kenë jashtë familjes ose që mund të kenë inspiruar ndonjë lloj frymëzimi për ta, do shuhen. Akrepët do jenë fatlumë në 2021 vetëm në marrëdhëniet familjare, në martesën e tyre nëse e kanë një të tillë dhe në marrëdhënie shumë serioze. Muajt maj-korrik do jenë më flertues dhe që mund të bëhen më romantikë, por do ngelen aty. Pra suksesi i Akrepve nuk do të jetë asnjëherë në 2021 jashtë familjes.

Dashi

Do jenë në një moment që do kenë qëllime, më solidarë, më me bashkëpunime, por kanë një defekt të vogël, që nëse do punojnë vetëm për vete, humbja është e sigurt. Nëse do jetë më bashkëpunime apo do gjejnë një grup pune, do gjejnë një marrëdhënie pune më solidare. Nëse kërkojnë të investojnë në një punë, projekt, në çështjet e tyre ekonomike, unë mendoj që 2021 nuk do ua japë këtë shans.

Shigjetari

Do kenë një vit të mbarë, më çlirues, do udhëtojnë, do merren me ligje, filozofi të reja, do duan të ndryshojnë jetën dhe punën. Do çlirohen ekonomikisht dhe do ndryshojnë dhe punë. Unë mendoj që 2021 do i sjellë disa paqartësi me punën duke e ndryshuar shpeshherë por asnjëherë nuk do ngelen pa një aktivitet dhe pa një punë sepse ky ndryshim nuk do vijë nga fatkeqësitë apo nga vështirësitë, por nga dëshira për të bërë gjithmonë diçka më të mirë. Do jenë në kërkim të idesë dhe do përparojnë mirë.

Binjakët

Do çlirohen nga kundërshtimet, nga përballje, nga momente të vështira, do jetë një vit më erotik, një vit më me plane, një vit më i avancuar në njohje të rëndësishme dhe bashkëpunime. Ata duhet të përparojnë dhe të mos mendojnë dy herë në vitin 2021 për të bërë diçka. Muajt maj-korrik do jenë të rëndësishëm për një rritje në karrierë, por duhet të kenë kujdes sepse mund të ngrihen në karrierë këtë periudhë 2-mujore por edhe mund të quhet fatale për të sepse mund të mos jetë e qëndrueshme. Kushtet e një martese këto dy muaj duhet t’i shohin mirë sepse janë shumë kalimtare dhe nuk mund të shpresojmë për ecuri të mëdha.

Peshorja

Kanë një vit me ngjyra dhe me qëllime. Do kenë romanca, do dashurohen, do fejohen, do bëjnë fëmijë, mund të martohen. Do bëjnë art, do bëjnë stilime sepse janë shenja e artit dhe mendoj që duhet ta shijojnë 2021 dhe ta marrin me pozitivitet.

Ujori

Kanë kaluar një vit shumë të vështirë qoftë në ide, qoftë në veprime. Ketë vit do ngrihen në përgjegjësi, do marrin punë me përgjegjësi dhe do japin ide. Është një shenjë që do bëjë karrierë, famë, emër, pushtet, mjafton që Ujori të mos jetë shumë dominant sepse ekziston mundësia që mund të dalë një person Ujor shumë dominant që në emër të të drejtave të njerëzimit të vendosi një pushtet më të fuqishëm. Ujori i thjeshtë reformist, i mirë, me përgjegjësi do arrijë një punë të mirë, do ta duan, do ta respektojnë, do japë ide, shkencë dhe gjithçka. Madje dhe me jashtëtokësorët mund të bëjë bashkëpunime.

Author: admin