Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku diskuton me një qytetar tiranas në zonën ish-Parkut të Autobusave.
Po ashtu ai e siguron kryedemokratin se të gjithë zonën e Parkut në Tiranë janë ‘dorën e tij’, duke theksuar se janë të përgatitur masivisht të gjithë për zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesë nga diskutimi:
Banori: Jam 67 vjeç.
Lulzim Basha: Si ke qenë?
Banori: Këtë zonën deri tek parku e ke të gjithë të dorës tonë. Jam tirans i hershëm.
Lulzim Basha: Jeni bërë gati për 25 prill apo jo?
Banori: Për shpirt të fëmijës po.
Lulzim Basha: Masivisht të gjithë?
Banori: Ne tiransit po vallaj.