TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet ndaj çështjes së prostitucionit, ku u arrestua edhe Hermes Nikajt. Mësohet se disa ditë më parë “Zogu i Tiranës” është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është komunikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore shtyrja e hetimeve.
Ndërkohë, të afërmit e tij deklarojnë se Zogu i Tiranës nuk do t’u kthehet kurrë më qelinë e burgurt.
Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘arrest shtëpie’. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak.