
Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Aliko në bashkinë e Finiqit. Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj flakët favorizohen nga era dhe rrezikohen banesa.
Për shkak të rrezikut të lartë janë evakuuar banorët. Shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Finiqi dhe Delvina kanë mbërritur në fshat dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.