Një zjarr i madh, që u shfaq në orën 11:30 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi në fshat Lama Balice në San Paolo. Katër ekipe të zjarrfikësve ndërhynë menjëherë në vend, të ndihmuar në ndërhyrjen e tyre nga agjentët e Policisë Vendore. Punonjësit e komandantit Michele Palumbo, bllokuan trafikun në zonën, për të lejuar zjarrfikësit të ndërhynin me shpejtësi dhe efikasitet. Mjetet në të gjithë zonën e perimetrit dhe rrugët përreth, u ndaluan të kalonin. Por, operacioni u komplikua, sepse era i solli flakët afër “Viale Europa”, në zonën e hotelit Parco dei Principi, duke krijuar edhe këtu, si në zonën e New San Paolo, momente të pashmangshme tensioni midis kalimtarëve dhe banorëve. Në vend, ekipet e Brigadës së Zjarrit ndërhynë, sëbashku me vullnetarë të mbrojtjes civile dhe patrulla të Policisë së Shtetit. Për fat të mirë, nuk pati dëme në njerëz, por sipas asaj që u mësua, zjarri shkatërroi stola dhe mbajtëset e biçikletave në rrugën malore të Parkut Natyror Lama Balice. Flakët, sado të vështira për tu shuar përfundimisht, ndikuar dhe nga temperaturat e larta, u vunë shpejtë nën kontroll.