Një 32-vjeçar – banor në Trani,Itali me disa akuza për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës në maj 2019 – u arrestua nga karabinierët sepse u gjet fajtor për përpjekje për zhvatje, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, me të cilin kishin përdorur të ashtuquajturat “metoda mafioze”. Faktet e diskutueshme datojnë që në 4 muajt e parë të vitit 2019 kur dy të akuzuarit kishin planifikuar një seri zhvatjesh kundër disa tregtarëve. Konkretisht, kishte dy tregtarë që kishin rënë “preh” e zhvatjeve. Një rastin e parë u krye me sigurimin e një shërbimi funerali, ndërkohë që pak kohë më pas do të tentohej dhe ndaj një tjetër sipërmarrësi. Gjatë hetimit, rezultoi se përpjekja tjetër e pasuksesshme për zhvatje kishte shkuar deri në fyerje të ashpër ndaj të dyshuarve dhe tregëtarit. Ky i fundit mësohet se më pas bën denoncimin në polici, pas të cilit nisin hetimet intensive, gjë e cila mundësoi indentifikimin dhe ndalimin e autorit.//telebari//