Zhduket një aeroplan ushtarak i Bullgarisë, po kryente stërvitje mbi Detin e Zi

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministrja e Mbrojtjes tha se stërvitjet “Shabla 21” janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.

Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Author: admin