VLORË- Një vajzë e mitur rreth 14 vjeç rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë. Ka qenë babai i saj që ka bërë denoncimin në Polici dhe bën apel përmes mediave për ta gjetur,.
Miklovan Liço, babai i Ergita Liços, shprehet se banojnë në Vlorë dhe prej ditësh vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e saj.
“Për herë të fundit e kam parë tek ish-bar Milano. E ka parë vëllait aty, i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi. Kishte ikur në shtëpi, por vajza kishte qëndruar vetëm 5 minuta dhe ishte larguar dhe nuk e dimë se ku ndodhet. Unë me kërkimet e mia e kam parë deri në Lushnje, pranë një hoteli, por më tej nuk dihet se ku është tani”, këto janë fjalët e babait të vajzës.
Mësohet se 14-vjeçarja Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj 3 ditë më parë ku rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.
Denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe atë të Lushnjes teksa policia ka vijuar kërkimet. Nga kamerat e sigurisë ajo është parë në një hotel në Lushnje, e tani dyshohet të jetë në kryeqytet. Kërkimet po vijojnë, por ende nuk dihet se ku ndodhet e mitura.