Në mbledhjen e kryetarit Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues të Partisë Demokratike, Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave. Sipas tij duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat, duke theksuar se ka ardhur koha që të tregojnë si mbrohet vota.
“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore,” ka thënë Marku.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Mustafaraj se kryedemokrati ka pohuar se në shtator do të jenë në Parlament. “Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” ka thënë Basha.
Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim duket se ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët sesi duhet të vijonë. Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre q ëtë vijojnë punën me të njëjtin ritëm për të mbledhur prova në mënyrë që të faktojnë masakrën zgjedhore.