Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për zgjedhjet e 25 prillit në Degët 6, 13, 15 dhe 16 në Tiranë, ishte sot në Kombinat, në Njësinë 6, të cilën ai e cilëson “hambar i premtimeve të pambajtura nga Rama dhe Veliaj”.
“E nisa ditën nga shtëpia e të ndjerit Ardit Gjoklaj. Bisedova me prindërit e tij për padrejtësinë fatale ndaj Arditit dhe ndaj të rinjve si ai që punojnë për të arsimuar veten.
Postimi i plotë
Ia nisëm! Nga Kombinati!
Hambar i premtimeve të pambajtura nga Rama dhe Veliaj.
Zonë e Kuqe vetëm për nga varfëria.
Pikërisht nga këtu duhet nisur. U prezantova sot si drejtues politik i fushatës në këtë zonë para banorëve dhe degës 6 të PD. E nisa ditën nga shtëpia e të ndjerit Ardit Gjoklaj. Bisedova me prindërit e tij për padrejtësinë fatale ndaj Arditit dhe ndaj të rinjve si ai që punojnë për të arsimuar veten.
Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë e vendit tonë të kenë mundësi të arsimohen, pavarësisht nëse vijnë nga familje me të ardhura të ulëta apo të larta, të kenë mundësi të punojnë dhe ndërtojnë një jetë të mirë në Shqipëri.
Banorëve të Kombinatit që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti, qeveria me kryeministër Lulzim Bashën do t’u ndërtojë shtëpitë e reja ATY KU JANË dhe ME SIPËRFAQEN QË KANË!
Plani korruptiv Rama-Veliaj për t’i shpërngulur gjetkë si në kohën e Enverit, nuk do të realizohet, sepse më 25 prill Edi Rama humbet, rinia dhe Kombinati fiton! tpz.al