Zgjedhjet e 25 prillit, Xhaferaj: Tetë mandate në Durrës, luftojmë për të nëntin

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj thekson në rrjetet sociale se demokratët do të marrin 8 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa lufta do të bëhet pikërisht për mandatin e nëntë.

Xhaferaj shkruan se Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Postimi i plotë:

Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve.

Tetë mandatet tona janë të sigurtë, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë.

Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

Author: admin