Nën-kryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave listave në qarqe, sepse ka disa persona të inkriminuar sipas tij.
Paloka tha se me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin.
Paloka në Rtv Ora: “Rama bëri gjithë atë propagandë që është një zonjë në moshë, që po detyrohet që të bëhet pis duke u futur në llumin e Ramës. Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave. Në këtë qark ka rikthyer të njëjtat figura të inkriminuara që janë në dosje penale në vend dhe në ato ndërkombëtare. Nëse ka kaq shumë personazhe brenda një qarku, atëherë imagjinoni qarqet e tjera. Prandaj del dhe bën shfaqje të tilla prej palaçoje. Në PS nuk ekziston një bazë partie dhe pas këtyre zgjedhjeve do të shuhet si ekzistencë. Sa për daljen e Ramë si 8-ti në Durrës, është një fat i madh për Durrësin. Edhe Ramiz Alia kandidoi në mënyrë simbolike, por e dëmtoi një inxhinier i panjohur në Durrës. Këtë mundësi do ta kenë qytetarët e Durrësit.