
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që do të marrin pjesë në garën e 25 Prillit, të ftojnë mbështetësit e tyre që të bëhen pjesë e testimit të votimit elektronik.
Në këtë kërkesë KQZ bën me dije se projekti pilot i votimit elektronik do të zhvillohet në shkollën ‘Qemal Stafa’ në kryeqytet, në datat 3-11 Prill.