Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po zhvillon këtë mëngjes një takim me delegacionin e OSBE/ODIHR.
Mësohet se takimi mes Kryemadhit dhe po zhvillohet te zyrat e LSI. Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fitoi Partia Socialiste me 74 mandate.
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ka evidentuar disa problematika, kryesisht me shit-blerjen e votave, ndërsa pritet që të nxjerrë raportin final për të parë nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet.