Ish kryeministri, Sali Berisha këtë të enjte në një intervistë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me fushatën elektorale të PD-së.
Berisha në fjalën e tij ka theksuar se do të jetë shumë aktiv në këtë fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.
“Jam shumë i lidhur me fushatën zgjedhore e ndjek në distancë por do e ndjek dhe në terren.
Një forcë politike e qendrës së djathtë ruan parimet pavarësisht se cili lider drejton. Në këtë kontekst në epiqendër të programit të saj ka qytetarin. Për javë të tëra kryetari i PD-së u ka paraqitur shqiptarëve një program të lidhur me qytetarin.
Nuk ka premtuar aeroporte në 3 D apo 6 D, nuk ka premtuar porte imagjinare, por u tha se do të rrisë rrogën minimale dhe do ta ngrejë atë në rrogën mesatare të rajonit, u deklaroi se do të dyfishojë rrogat një deklaratë e rëndësishme, u deklaroi shqiptarëve që do të hapë dyert e rajonit taksën e sheshtë 9 %.
Sot PD-ja ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha sesa ajo e vitit 2005.
Sa i përket listës është e pamohueshme se një ndikim kanë pasur liderët e partive të tjera politike, por në mënyrë absolute ato kanë një ndikim të pamohueshëm në fitoren e opozitës”, ka thënë Berisha.