Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkelin rregullat dhe protokollet për parandalimin e COVID19.
Nga inspektimet janë marrë 11 masa administrative: 4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 4 gjoba ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.
Gjithashtu janë marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në institucion publik, sportele pagesash, restorant.
Masat administrative janë vendosur në qarqet: Elbasan, Lezhë, Tiranë, Vlorë.
Sakaq, gjatë kësaj periudhe në total janë realizuar mbi 121 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 480 masa administrative