Ndërsa komentonte përgjimet e Ndragheta-s për investimet në Shqipëri, kryeministri Rama i mohoi kontaktet me biznesin zyrtar të Antonio Gallo-s që është vendosur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Madje për të hequr dyshimet se njeriu i Ndrangheta-s kishte dështuar në vendin tonë, Rama përmendi faktin se prej katër vitesh në bazë të tatimeve, “Gallo Albania” rezulton me humbje prej 5-15 mijë euro.
Por sipas një dokumenti zyrtar rezulton se biznesi zyrtar i Antonio Gallo-s në Tiranë ka pasur ndërveprim me qeverinë përmes kontratave financiare dhe pagesave buxhetore.
Në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani ‘Gallo Albania’ me vlerë 44 mijë lekë.