
Marrëveshja e Lulzim Bashës me Nard Ndokën u kthye në një telenovelë ditën e sotme, pasi kryatri i Partisë Demokristiane u tërhoq vetëm disa orë para përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.
Gazetari Osman Stafa ka zbuluar se arsyeja që Ndoka refuzonte marrëveshjen ishte sepse ai donte të kandidonte në Shkodër, por atij i ishte propozuar një zonë tjetër.
Pas disa negociatash u vendos që Nard Ndoka të kandidojë në Shkodër, ndaj edhe u nënshkrua marrëveshja rreth orës 20:30.
Ndërkohë për sa i përket kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, ai do të kandidojë në qarkun e Tiranës ose atë të Fierit, pork a kërkuar që në lista të përfshihet edhe nënkryetari i PR Blendi Sula news boomb