Partia Demokratike do të jetë e pozicionuar në numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.
Numri u përcaktua nga shorti që u hodh sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Rivalja e së djathtës, Partia Socialiste do të jetë e renditur e 12-ta, ndërsa LSI do të ketë numrin 6.
E para në listë do të jetë partia e Tom Doshit, PSD. Në vend të dytë do të jetë e renditur Partia Balli Kombëtar, më pas vjen Lëvizja Demokratike Shqiptare, Bindja Demokratike, etj.
Nisma Thurje, e cila garon për herë të parë në zgjedhje do të jetë e renditur në pozicionin e 7.