Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zgjedhur të kalojë fundjavën në Krujë, pas disa ditësh të lodhshme për të javën e kaluar, ku ishte në disa qytete të Shqipërisë, për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor.
Duke postuar disa foto të Krujës, dhe muzeut të Skënderbeut, ambasadorja i ka shoqëruar me një poezi të poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow, kushtuar heroit tonë kombëtar, “Skënderbeut” dhe kthimit të tij në Krujë.
Ambasadorja Kim shpesh zgjedh pika të ndryshme turistike për të kaluar fundjavat e saj në Shqipëri, duke shprehur gjithmonë vlerësim për atë që gjen kudo ku shkon.