Nga pika kufitare e Kakavijës, ambasadorja e SHBA në Shqipëri i dërgoi një mesazh agjencive ligjzbatuese në vend që të tregohen të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit.
Kim deklaroi se kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por për sigurinë globale në tërësi, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë.
Fjala e Yuri Kim:
Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e Mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje.
Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.
Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.
Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drograve është thelbësore për sigurinë rajonale.
Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm.
Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm.
I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do të vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim.