Ylli Shehu: Do të kandidoj në Tiranë, por ende nuk e kam vendosur me cilën parti!

Ylli Shehu, deputeti i opozitës së re, që nuk pranoi të lërë mandatin kur opozita doli nga parlamenti, duket se do të kandidojë sërish në zgjedhje. Ka zëra se Shehu mund të jetë kandidat për Partinë Socialiste.

Megjithatë, ai është pyetur nga gazetarja e ABC dhe përgjigja e Shehut ka qenë befasuese.

Ai ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë, por ende nuk e ka vendosur se me cilën parti.

Do të jem në Tiranë, por nuk e kam vendosur ende me cilën parti. Nuk përjashtoj as Partinë Socialiste. Unë votuesit e mi nuk i ndaj sipas ofertave“, mësohet të ketë thënë Shehu.

Pra, në Shqipëri ndodh edhe që kandidatët të vijnë vërdallë dy muaj përpara zgjedhjeve dhe të mendojnë se cila parti duhet zgjedhur. Sigurisht kjo ndodh vetëm për të mirën e votuesve!

/TPZ.al/

Author: admin