Ylli Rakipi – Agron Shehajt: Ju po kërkoni të merrni PD-në, biznesin e Lulzim Bashës… Shehaj: PD nuk është ndërmarrje!


Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Gjatë intervistës, gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur Shehajn, lidhur me procesin zgjedhor dhe faktin që ai po kërkon t’i marrë Lulzim Bashës “biznesin”, pra partinë.

Pjesë nga intervista: 

Ylli Rakipi: Zoti Shehaj ju keni ndërtuar disa ndërmarrje të suksesshme. Sikur të vijë unë tani të të marr ndërmarrjen tëndë, e marr dot?

Agron Shehaj: Ndërmarrja është pronë private.

Ylli Rakipi: Po pikërisht edhe Partia Demokratike, ndërmërrje privatë është zoti Shehaj. Këtë po ju them.

Agron Shehaj: Mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve. Anëtarët vendosin kush do ta drejtojë partinë. Besoj se PD nuk është e askujt, por është e demokratëve.

Ylli Rakipi: Të gjitha ndërmarrjet deri tani i ke fituar me djersë dhe punë, tani kërkon të marrësh ndërmarrjen e tjetrit…

Agron Shehaj: Unë dua tu shërbej demokratëve!

Author: admin