Lidhur me vrasjet dhe ngjarjet kriminale gjatë muajve të fundit në vendin tonë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të mërkurë drejtuesit e drejtorive kriminale në vend.
Një nga pikat kryesore të kësaj mbledhje është zbardhja e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin gjatë këtij viti.
Sipas policisë, në 2021 janë shënuar 37 viktima ku pjesa më e madhe e tyre mbeten ende të pazbardhura.
Qarqet më problematike përsa i përket nivelit të kriminalitetit janë cilësuar Vlora dhe Shkodra.
Pikat kryesore të takimit të strukturave të policisë:
Lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal.
Informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizinme armë pa leje.
Situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet.
Ku janë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje.
Për ngjarjet kriminale si dhe për mundësinë e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu ka folur dhe kryeministri Rama. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme ai tha se nuk e sheh si mundësi shkarkimin e Veliut dhe tha se puna e policisë nuk matet nga disa ngjarje tragjike.