Një sherr pak minuta para ngjarjes dhe një konflikt banal që vijonte prej një viti ka sjellë më pas agravimin e situatës dhe vrasjen e 25-vjeçarit Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Ka qenë gruaja e autorit Mark Kodrës, ajo që ka zbardhur detaje nga konflikti i ndodhur dje mes viktimës dhe djalit të saj.
Gruaja ka rrëfyer se viktima, vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, teksa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte.
Ajo deklaron se 25-vjeçari i përulte vazhdimisht dhe i kishte goditur dhe djalin dhe burrin që kishin dashur të sqaroheshin disa herë me të.
“Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty.
Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur konflikte me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi.
Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë.
Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave. I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza.
Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me viktimën.
Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda.
Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym.
Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qëlluar.
Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, deklaroi ajo për gazetarin e “News 24”, Senad Nikshiqi.
Ajo thotë se burri nuk e ka ditur se e ka vrarë.
“Burri ka hyrë brenda, ka ulur automatikun para vetes, është ulur në divan dhe ka ndezur cigare. Krisi motori deri atje dhe aty mbeti. Ka dalë ky djali, komshia dhe tha e ka vrarë. Hyra brenda i thashë burrit e myte, a e vrave, a je i kënaqur? Më tha ‘kurrë i fije i pendum nuk jam’.
Ishte ose unë o fëmija. Më mirë unë që e kam kry punën. Unë e kam marrë policinë, kanë ardhur me armë të tërë, e kanë marrë dhe kaq”, deklaron gruaja.
Ajo tha më tej se pasi është qëlluar motori ka vijuar të ecë për disa metra. Teksa thekson se më e keqja ka ndodhur dhe për të pasi tashmë janë në gjak me familjen e viktimës dhe djemtë janë ngujuar.
“Rreth 100 metra motori ka ecur pasi ai është qëlluar pastaj ka rënë. Një plumb ka pasur në shpinë. Na vjen shumë keq, djalë i ri.
Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit.
Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Mua më vjen shumë keq për të ritë e tij, mendoj si për djalin tim. Më shumë kam qarë për të ritë e tij se për atë që më ka ndodhur mua. Mua më ka ndodh më keq se atij. Atij i ka dek e forcojnë të tërë. Mua as më kanë vdek, as i kam gjallë. Është gjak ai, është burg e të gjitha.
Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur.
Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar. Me vra një njëri, pavarësisht se nuk ta qan hallin se të ka ra në qafë, nuk ka qenë kush me ty që me thënë se e ka kërcënuar.
Nuk kemi pasur absolutisht konflikt për vajzat. Ai ka qenë mbush haram me i mbet dikujt në dorë. Nuk kanë pasur lidhje me të vajzat. Nuk ka qenë rrugë për punë vajzash.
Ka qenë rrugë për me të përul. Djali im është shumë i urtë, shumë i butë ky i dyti. Me qenë i vogli kisha thënë nuk e kam problem hiç, ai është shumë më i mbrapshtë, po ky është shumë i butë dhe ai i ka rënë në qafë, hajt se është i butë dhe i përulur ndër shokë.
Me pas qenë kishte gjet një vend tjetër dhe e kishte thirrur, por jo mes 30 vetëve. Me të ra si të duket ty, me të ra dhe me të sha? Unë jam femër dhe kisha luftuar për veten të më shante kush”, deklaron gruaja.