Vrasja në mes të Shkupit e biznesmenit shqiptar, humb jetën edhe nipi 24-vjeçar

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ka ndërruar jetë në spital pas një jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit.

Përleshja e armatosur ndodhi mbrëmjen e 12 majit në Butel, ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi, ndërsa lëndime të rënda mori nipi i tij Ergin Iseni, ku ndërroi jetë në spital, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit atë natë kanë shtënë më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2.

Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti.

Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin