Elbasani është tronditur pasditen e sotme, ku një person është vrarë me armë zjarri. Abcnews.al mëson se deri më tani policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.
Sipas burimeve mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, ku i vdekur në vend ka mbetur Pjerin Xhuvani.
Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është një efektive e forcave “Shqiponja”.