Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Edmond Keçi alias Mond Çekiçi.
Ngjarja e cila ndodhi mëngjesin e djeshëm në Durrës, la në vendngjarje 30 gëzhoja automatiku.
Arma që është përdorur në krim është AK-47, ndërsa dyshohet se mund të jetë blerë jashtë vendit.
Hetuesit po analizojnë edhe automjetin nëse ai rezulton i vjedhur apo të jetë sjellë nga jashtë vendit posaçërisht për këtë ngjarje.
Ndërkohë gjatë natës janë shoqëruar 23 persona në polici, si të dyshuar për ngjarjen.
Shoferi ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i tronditur kur ka parë që mjeti që drejtonte të qëllohej me armë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja.