Vincent Muscat u vetëdeklarua sot fajtor për vrasjen e gazetares investigative në Maltë, Daphne Caruana Galizia, e cila u vra më 16 tetor të vitit 2017, në një sulm me makinë bombë.
Muscat është një nga tre burrat e akuzuar për vendosjen e bombës, por më herët nuk e ka pranuar fajësinë. Dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, vazhdojnë të vetëdeklarohen të pafajshëm. Ata janë arrestuar që në dhjetor 2017.
Caruana Galizia ka raportuar për korrupsionin në nivelet më të larta të Qeverisë malteze dhe është arrestuar dy herë përpara se të vritej.
Në vitin 2019, disa ministra të Qeverisë malteze, përfshirë kryeministrin Joseph Muscat, kanë dhënë dorëheqje pas dyshimeve për lidhjet e tyre me njerëzit e përfshirë në vrasje.