Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga masakrimi i shqiptares që punonte si prostitutë në Milano, Luljeta Heshta. 47-vjeçarja është goditur 5 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili pas krimit u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
“Dëshmitarët panë viktimën të shtritë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël.
Shqiptarja kishte pesë plagë thike, dy në këmbën e majtë dhe tri në pjesën e prapme. Kalimtarët thanë se shqiptarja u godit nga një burrë i veshur me të zeza, i cili e ndoqi dhe e qëlloi disa herë” shkruajnë disa nga mediat italiane.
Prokurori i dosjes u bëri thirrjeve qytetarëve që cilido që e ka parë autorin të japë informacion.
“Kushdo që e ka parë burrin që iku pas ngjarjeve të na kontaktojë. Ne po kërkojmë një burrë të veshur me të zeza që u largua pas krimit” tha ai.
Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. “Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces” tha prokurori tpz.al