Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin përtej Adriatikut.
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim në “Twitter” ku bën me dije se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti, që hyri në fuqi në 12 korrik, do të nisë së shpejti zbatimin pas tejkalimit të disa problemeve teknike.
“Lidhur me Marrëveshjen për konvertimin e patentave, hyrë në fuqi më 12.07.2021, informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike me qëllim që përdoruesve t’u jepet mundësia të paraqesin sa më parë kërkesat për konvertimin e patentave të tyre”, njoftoi Ambasada.