Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
Shtetasi kosovar me inicialet F.M., 40-vjeç, u kap dje ndërsa vinte nga Shqipëria me një automjet të tipit “Fiat Croma”.
Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të lëndëve narkotike dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti u fut për kontroll në vijën e dytë, me dyshimin e trafikimit të substancave narkotike.
Mësohet se autoritetet kosovare kanë vazhduar me kontrollin e imtësishëm të mjetit, ndërsa zbuluan një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa me peshë rreth 30 kilogramë.
Policia e Kosovës ka vijuar hetimet për të mësuar dhe hetuar në lidhje me ngjarjen dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndes narkotike në vend.