Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka ndodhur farsa e rradhës. Ky komision, që funksionon si një mekanizëm apeli për vendimet e KQZ, ka shfuqizuar gjobën që ky institucion i vendosi kryebashkiakut Erion Veliaj.
Veliaj u gjobit rreth një javë më parë, me 75 mijë lek, për shkak se kishte shkelur Kodin Zgjedhor, duke bërë propagandë në televizion, me projektin e rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti.
Konkretisht, Veliaj u gjobit me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.
Heqjen e gjobave e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Rama, që pak ditë më parë, duke u shfaqur në një nga banesat e rindërtuara, deklaroi se “kjo punë do të sqarohet”.
“Se nuk e kuptojnë ndoshta, por do të sqarohet kjo gjë. Këto nuk janë inagurime, ne vijmë këtu që të tjerët që presin, të shikojnë që po vazhdon puna dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpi. Po qe puna për televizorin, në televizor nuk del puna por llafet dhe historitë e kronikave të zeza që janë të gjithë botën një minutë…
Kjo nuk është as propagandë, as inagurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, sepse ka askoma njerëz në çadër, ka akoma në kabina, ka plot që janë nëpër shtëpi me qira, duhet ti mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë u bë dhe po bëhet, 100 shtëpi këtu, 50 atje, 70 atje dhe njerëzit shohin realitetin, sepse me fjalë është vështirëm na fusin të gjithëve me një thes. Kështu na shohin, ju shohin ju dhe kuptojnë që kjo punë vazhdon. Kjo është arsyeja që dalim ne!”, tha ndër të tjera Rama.tpz.al