– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë kronikën e publikuar sot ku shihej se mbi 40 milionë euro janë derdhur në llogaritë bankare të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, pak ditë para zgjedhjeve.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se këto para janë shpërndarë në kuadër të një mega-operacioni për blerjen e votë në vend.
“Zgjedhjet e lira te ekzekutuara para votimit! Megooperacioni blerja te votes! Ne kundershtim flagrant me ligjin direkt nga buxheti i shtetit u derdhen 40 milion euro ne kontot bankare te qytetareve te bashkise se Durresit dhe bashkive tjera te demtuara nga Termeti. Gazetaret investigativ Klodian Tomorri Aranita Brahja kane zbuluar operacionin me te madh te blerjes se votes me parate e thesarit te shtetit!”- shkruan Berisha.