Të plagosurit Altin Gjoka 32 vjeç i cili mori një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç i cili ka marrë një plumb afër gjoksit, janë jashtë rrezikut për jetën te Spitali i Traumës, dhe kanë mund të flasin. Ata janë shokë me njeri-tjetrin dhe banorë të zonës.
Në dëshminë e tyre të parë ata kanë thënë se ka pasur një konflikt, një sherr mes tyre dhe Aldo Gjinit, ndërsa ky i fundit ka shkrepur armën drejt tyre. Raportimet e para bënë me dije se inicialet e autorit të plagosjes ishin A.M., por dy të rinjtë kanë thënë se ai quhet Aldo Gjini.
Dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ në rrugë “Todi Shkurti” në kryeqytet dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër. Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua me një automjet me tarha AA001RN.